RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Autorët e këtyre krimeve duhet të sillen menjëherë para drejtësisë

shefi-i-osbe-se-ne-kosove:-autoret-e-ketyre-krimeve-duhet-te-sillen-menjehere-para-drejtesise

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të vendit, duke e dënuar me gjuhën më të ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Davenport tha se autorët e këtyre krimeve, të cilat ai i quajti të neveritshme, duhet të sillen menjëherë para drejtësisë.

“Dënoj me gjuhën më të ashpër të mundshme sulmin brutal të mëngjesit të sotëm mbi Policinë e Kosovës, ku një oficer mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, tha Davenport.

Ndërsa kujtojmë se të shtënat me armë zjarri po vazhdojnë ende në veri të vendit.

Related posts

Rritet në 40.139 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

admin

Kush është njeriu që shihet si pasardhësi i Khameneit?

RTI

Policia gjen granata dore në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok

Irfan Jahiu