RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet konferenca e shefave të policisë së kryeqyteteve evropiane

shqiperi,-mbahet-konferenca-e-shefave-te-policise-se-kryeqyteteve-evropiane

Në Tiranë po mbahet konferenca e 43-të e shefave të policisë së kryeqyteteve evropiane, ndërkohë në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm drejtues të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, përfaqësues të policive të vendeve pjesëmarrëse dhe zyrtarë të tjerë, raporton Anadolu.

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Bledar Çuçi, në fjalën e tij në hapje të konferencës tha se konferencën e konsideron si një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar se si mund të bashkërendojnë punën me njëri-tjetrin, sipas tij “për të rritur kohezionin e përpjekjeve në mënyrë që t’u shërbejmë qytetarëve në vendet tona respektive”.

“Jam i bindur që Shqipëria edhe pse një vend i vogël ka një kontribut jo të pakët në sigurinë e Evropës, madje një kontribut real dhe të matshëm edhe në sigurinë e asaj që sot është Bashkimi Evropian dhe këtë nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në operacione të përbashkëta policore dhe adresimin e sfidave të tjera që lidhen me sundimin e ligjit, rendin dhe sigurinë publike”, tha Çuçi.

Ministri Çuçi theksoi se sot Shqipëria është pjesëmarrëse aktive në skuadrat e përbashkëta hetimore dhe në operacione ndërkombëtare për goditjen e grupeve kriminale.

Ai shtoi se Policia e Shqipërisë është sot një ndër institucionet më të besueshme në Shqipëri, sipas tij e konfirmuar edhe nga studime të vendeve partnere.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, theksoi se në fokus të konferencës do të jenë disa nga temat mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë, shkëmbimi i eksperiencës dhe promovimi i praktikave më të mira të bashkëpunimit.

“Qëllimi i përbashkët për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur akoma më shumë parametrat e sigurisë në vendet tona, nuk është vetëm deklarativ, por i konkretizuar në shkëmbimin e informacionit, eksperiencave, zhvillimin e trajnimeve, operacionet e përbashkëta, si dhe ndihmën e ndërsjellë logjistike dhe teknike”, tha Rrumbullaku.

Në konferencën treditore marrin pjesë 26 drejtues të policisë së kryeqyteteve evropiane, ndërkohë do të diskutojnë për bashkëpunimin mes policive dhe çështje të tjera.

Related posts

BE: Përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë u takon palëve

admin

Ukraina: Anijet për në portet e kontrolluara nga Rusia do të konsiderohen ‘transportues potencialë ngarkesash ushtarake’

rezart morina

Biden mbledh ekipin e sigurisë kombëtare mes tensioneve në Lindjen e Mesme

rezart morina