RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet konferenca “Së bashku për sigurinë rrugore”

shqiperi,-mbahet-konferenca-“se-bashku-per-sigurine-rrugore”

Në Tiranë është organizuar konferenca “Së bashku për sigurinë rrugore”, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve të ndryshme, ekspertëve të sigurisë rrugore dhe përfaqësuesve të policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fokus të diskutimeve të aktivitetit ishin temat në lidhje me transportin rrugor, edukimin për sigurinë rrugore dhe rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve rrugore.

Në fjalën e tij në konferencë, zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i Shqipërisë, Hantin Bonati, tha se shërbimet e transportit rrugor meritojnë të marrin më shumë rol dhe përgjegjësi konkrete, sipas tij, në sfidën e jashtëzakonshme të uljes së aksidenteve rrugore.

“Shqipëria për shkak të zhvillimit ekonomik dhe turistik po përballet me numra të rritjes të flotës së mjeteve, sikurse dhe drejtuesve të mjeteve, ku vlen të nënvizohet edhe rritja e numrit të përdoruesve të rrugës, me më shumë pasagjerë, më shumë këmbësorë dhe pedalues në qendrat urbane, me një shtesë të jashtëzakonshme gjatë sezonit veror”, tha ai.

Bonati u shpreh se në dekadën e sigurisë rrugore, në planin global 2021-2030, mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë, nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, është përcaktuar dhe synohet ulja e fataliteteve të aksidenteve rrugore në masën 50 për qind brenda vitit 2030.

Pjesë e konferencës ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit së Greqisë dhe të Ambasadës së Greqisë në Shqipëri.

Konferenca u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri dhe me mbështetjen e disa institucioneve dhe organizatave të ndryshme.

Related posts

Gjenden simbole naziste dhe pornografi me fëmijë në mesazhet e policisë gjermane

rezart morina

Kolumbia pezullon “të gjitha blerjet e armëve” nga Izraeli

admin

“Spastrim etnik i moderuar”, nënkryetari i Komunës së Preshevës: Pasivizmi i adresave vazhdon! Feja mban gjallë shqiptarizmin

admin