RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet sërish protestë antiqeveritare

shqiperi,-mbahet-serish-proteste-antiqeveritare

Në Shqipëri është mbajtur sërish një protestë antiqeveritare, organizuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), raporton Anadolu.

Protesta e emërtuar si “Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve”, është mbajtur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Qindra qytetarë kanë protestuar, sipas organizatorëve, kundër rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe kundër mohimit të fjalës së opozitës në parlament.

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij ka akuzuar zyrtarët për shpërdorim të fondeve publike dhe sipas tij mungesë përgjegjësie morale.

Berisha ka theksuar se zëri i popullit duhet të dëgjohet dhe se sipas tij askush nuk mund të ndalojë “betejën për drejtësi dhe llogaridhënie”.

“Ne do mblidhemi këtu, ky është sheshi ynë, ky është sheshi i lirisë”, është shprehur ndër të tjera Berisha.

Gjatë protestës mbajtën fjalime edhe deputetë të opozitës dhe qytetarë, ndërsa në pankarta u shfaqën mesazhe kundër qeverisë dhe përfaqësuesve të saj.

PD-ja ka paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në javët në vazhdim.

Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan dhjetëra forca policore shtesë, ndërkohë nuk u shënuan incidente.

Related posts

Krimi në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave, policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Podujevë

admin

NATO-ja emëron përfaqësuesin e saj në Ukrainë

admin

Bangladesh, humbin jetën 8 Rohingya në rrëshqitjet e dheut në kampet e refugjatëve

Muhamet Ramadani