RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës

shqiperi,-mbahet-tubim-dhe-marshim-ne-mbeshtetje-te-palestines

Në Shqipëri është mbajtur një tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, duke u dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve, raporton Anadolu.

Tubimi me moton “Stop gjenocidin në Gaza” është organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me thirrjen e disa organizatave të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e qytetarëve.

Gjatë tubimit dhe marshimit janë dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve dhe është bërë thirrje për ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez.

Të pranishmit në tubim me flamuj të Shqipërisë dhe Palestinës mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Ndalo bombardimin në Gaza”, “Ndal krimet e luftës së Izraelit në Gaza”, “Të ndalohet rrethimi i Gazës” dhe “Stop vrasjen e fëmijëve”.

Pas tubimit u organizua edhe marshim përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë”, ku pjesëmarrësit bënë thirrje për ndalimin e luftës dhe ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez.

Edhe më parë në Shqipëri janë organizuar disa tubime në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez dhe për dënimin e sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve.

Related posts

U bë zyrtarisht kandidatja demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris pritet të prezantojë emrin e personit që ka zgjedhur për nënpresident

admin

Borrell shton presionin para takimit Kurti – Vuçiq: Sytë e BE-së janë te Ohri

Muhamet Ramadani

Bosnjë dhe Hercegovinë, sot do të varrosen edhe 50 viktima tjera të gjenocidit në Srebrenicë

admin