RTV AHIRETI
Lajme

Shqipëri, mbahet tubim në mbështetje të Kosovës

shqiperi,-mbahet-tubim-ne-mbeshtetje-te-kosoves

Në Shqipëri është mbajtur një tubim në mbështetje të Kosovës, me mbështetjen e aktivistëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, raporton Anadolu.

Tubimi është organizuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë.

 

Dhjetëra qytetarë pjesëmarrës në tubim me flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kosovën, pas tensioneve të fundit.

 

Pas tensioneve të fundit në Kosovë, institucionet e Shqipërisë shprehën mbështetjen e tyre për Kosovën, ndërkohë bënë thirrje edhe për uljen e tensioneve.

Kujtojmë se në fund të majit shpërthyen tensione në veri të Kosovës, kur njësitet speciale të Policisë së Kosovës asistuan kryetarët e rinj të komunave. Më pas, protestuesit u përleshën me trupat e KFOR-it, ku u plagosën dhjetëra ushtarë ndërkombëtarë dhe protestues.

Policia e Kosovës njoftoi më 14 qershor se “ka ndodhur një rrëmbim klasik nga forcat serbe”, i tre policëve të Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri Rama, disa ditë më parë konfirmoi se presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, u ka përcjellë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, propozim i cili shkaktoi reagime në Shqipëri dhe Kosovë.

Pas këtyre zhvillimeve, mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës e planifikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë u anulua.

Related posts

Irani sinjalizon kompromis para bisedimeve në Gjenevë, SHBA mban të hapur opsionin ushtarak

Muhamet Ramadani

Shqiptarët përfituan në vitin 2022 numrin më të madh të lejeqëndrimeve në Europë

admin

Një akt guximi apo frustrim nga Papa?

Hevzi