RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, niset grupi i parë i besimtarëve për Haxhin

shqiperi,-niset-grupi-i-pare-i-besimtareve-per-haxhin

Grupi i parë i besimtarëve myslimanë nga Shqipëria është nisur sot drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin, raporton Anadolu.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” grupi prej rreth 180 besimtarë janë përcjellë nga të afërmit e tyre, por edhe nga besimtarë të tjerë.

Renis Tahiri, 42-vjeç nga Tirana, është një nga besimtarët myslimanë që është nisur drejt tokave të shenjta për të kryer Haxhin për herë të parë.

Për Anadolu ai tregon se ka gati 20 vjet që pret këtë moment. “Ky është Haxhi i parë që kam marrë rrugën që prej fillimeve të mia në Islam. Haxhi është një prej shtyllave të Islamit. Deshti Zoti që këtë vit m’u dha mundësia financiare dhe fizike që të kryej Haxhin. Unë kam qenë për Umre, por Haxhi është tjetër ndjesi. Normalisht që kemi emocione si do të shkojë rituali”, tha Tahiri.

Edhe Engjëll Nallbani, 39-vjeç nga Kavaja, po niset për të kryer Haxhin për herë të parë.

Ai tregon se emocionet për Haxhin janë të papërshkrueshme.

“Është hera e parë që nisem për Haxh. Natyrisht janë emocione të papërshkrueshme, është një udhëtim i shumë pritur prej shumë vitesh. Shpresojmë ta kryejmë me sukses këtë Haxh”, u shpreh Nallbani.

Këtë vit nga Shqipëria rreth 525 besimtarë do të kryejnë Haxhin në tokat e shenjta. Grupet e tjera të haxhilerëve do të nisen në ditët në vazhdim.

Related posts

Deponohen 516 euro false në bankë

Muhamet Ramadani

Turqia miraton ofertën e Finlandës për të hyrë në NATO

admin

Pentagoni ndalon anijen cisternë të naftës që u arratis nga Venezuela në Oqeanin Indian

admin