RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, opozita vazhdon protestën “Foltore”

shqiperi,-opozita-vazhdon-protesten-“foltore”

Në Shqipëri opozita vazhdon protestën antiqeveritare të emërtuar “Foltore”, ndërkohë sot është mbajtur protesta e radhës në Tiranë, raporton Anadolu.

Protesta është organizuar nga partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, me kërkesën për dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Të pranishëm në protestën para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë ishin edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, si dhe deputetë të opozitës, ndërkohë u mbajtën edhe fjalime.

Duke iu drejtuar protestuesve, Berisha theksoi se ata dëshmojnë guxim, vendosmëri dhe përgjegjësi të lartë qytetare.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën antiqeveritare të paralajmëruar për më 12 mars në Tiranë.

“Më 12 mars të gjithë shqiptarët para parlamentit. Më 12 mars është dita e pranverës së demokracisë”, u shpreh ndër të ndjera Berisha.

Opozita kërkon edhe miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi dhënin e autorizimit “për arrestimin/heqjen e lirisë” ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Balluku e cila është deputete është marrë e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.

Në muajt e fundit në Shqipëri janë organizuar protesta antiqeveritare, ku disa prej tyre janë shoqëruar edhe me tensione.

Related posts

“U kemi dërguar armë protestuesve në Iran”- Trump për “Fox News”: Marrëveshja e mundur, i pres deri të hënën, përndryshe po mendoj ta hedh në erë të gjithën!

admin

Rama: Shqipëria është shembulli pozitiv për vende të tjera që duan të bëhen pjesë e familjes evropiane

Muhamet Ramadani

Kina synon të forcojë marrëdhëniet me Rusinë përmes vizitës së kryeministrit

admin