RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, prezantohet plani i shërbimit satelitor

shqiperi,-prezantohet-plani-i-sherbimit-satelitor

Mes Shqipërisë dhe Operatorit “Satellogic USA Inc” është nënshkruar një kontratë e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës është mbajtur në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë me pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme.

Në fjalën e tij në ceremoni, Rama tha se me satelitët do të kenë mundësi të shikojnë gjithçka ndodh në shumë fusha.

“Është një ditë e shënuar realisht se me lëshimin e këtyre satelitëve ne hyjmë në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, në funksion të luftës kundër korrupsionit, në funksion të forcimit të shtetit dhe në funksion të barazisë përpara ligjit, por edhe në funksion të së drejtës së barabartë për të përfituar nga gjithë mbështetja shtetërore, për fermerët, për sipërmarrësit dhe kështu me radhë”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar dronëve për të cilët Rama më parë ka konfirmuar se do merren dronë Bayraktar nga Türkiye, ai tha se edhe dronët shumë shpejt do të jenë në dispozicion.

“Shumë shpejt satelitët do të pasohen nga dronët të cilët me zhvillimet e reja ne kemi vendosur t’i kompletojmë dhe t’i marrim dronë të armatosur. Natyrisht dronët e armatosur janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplementaritet, në përputhje me satelitët, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme dhe duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave”, u shpreh Rama.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në fjalën e tij tha se kjo kontratë konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë trevjeçare, për monitorimin e territorit të Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

“Shqipëria do të ketë akses prioritar të dedikuar në dy nga satelitët që pritet t’i bashkohen flotës së Satellogic në lëshimin e saj të ardhshëm satelitor me SpaceX, i cili do të quhet ‘Albania-1’ dhe ‘Albania-2′”, u shpreh Peleshi.

Kontrata në fjala është nënshkruar ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të Shqipërisë dhe Operatorit “Satellogic USA Inc.” , sipas autoriteteve të Shqipërisë me vlerë 6 milionë dollarë.

Related posts

Paralajmërimi i Viktor Orban: Bota ndodhet pranë një lufte të re botërore – VIDEO

admin

Mbahet seanca konstituive e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës

admin

Erdoğan: Muajin e ardhshëm fillojmë me ndërtimin e 30 mijë shtëpive – VIDEO

rezart morina