RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, shënohet Dita Kombëtare e Rinisë

shqiperi,-shenohet-dita-kombetare-e-rinise

Në Shqipëri sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, ndërkohë, në vend janë organizuar aktivitete të ndryshme, raporton Anadolu.

Agjencia Kombëtare e Rinisë e Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ka organizuar në Tiranë disa aktivitete me moton “Rruga e Rinisë 2030”.

Ndërkohë, të rinj nga disa qytete të vendit, pjesë e këshillave vendore rinore vizituan sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Të rinjtë u takuan me përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë dhe zyrtarë të tjerë, duke ndarë idetë e tyre për politikat ndaj të rinjve dhe për çështje të tjera.

– Mesazhe urimi nga zyrtarët e lartë

Me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, zyrtarë të lartë dhe politikanë kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale shkruan se “Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë evropiane”.

“Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’. Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”, ka shkruar Begaj.

Një mesazh ka publikuar edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila në rrjetet sociale ka shkruar se Dita Kombëtare e Rinisë simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, sipas saj, “si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale”.

“‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’” ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë të të qenit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit evropian, por njëkohësisht e ndarë gjatë e dhunshëm prej kësaj përkatësie. Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE, ku të rinjtë e Shqipërisë kërkohet më shumë se kurrë të jenë pjesëmarrës, këmbëngulës, kontribuues për Shqipërinë demokratike, meritokratike, të hapur, konkurruese, inovative, me drejtësi e mundësi për të gjithë”, ka theksuar ajo.

Dita Kombëtare e Rinisë shënohet më 8 dhjetor si festë zyrtare. Ajo është caktuar në nderim të lëvizjes studentore të dhjetorit të vitit 1990 në Shqipëri që u bë iniciatore e rënies së komunizmit dhe lindjes së pluralizmit politik në vend.

Related posts

FIFA drejt privatizimit? Plani 20 miliardë dollarësh dhe lidhjet me familjen Kushner

RTI

Presidenti gjerman thirrje për ar’mëpushim në Ga’za

admin

8 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

admin