RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, shpallet rezultati përfundimtar për zgjedhjet e pjesshme lokale

shqiperi,-shpallet-rezultati-perfundimtar-per-zgjedhjet-e-pjesshme-lokale

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë ka miratuar vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, në disa njësi të qeverisjes vendore, raporton Anadolu.

Në mbledhjen e sotme Komisioni Rregullator shpalli rezultatin për zgjedhjet e pjesshme për kryetarë të bashkive në pesë bashki të vendit, ku rezultojnë fitues kandidatët e partisë në pushtet, Partisë Socialiste (PS).

“Sot, Komisioni Rregullator në seancë publike certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të zhvilluara në datën 9 nëntor 2025. Pas përfundimit të afateve ankimore, Rregullatori shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Më 9 nëntor u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki të vendit, për të zgjedhur kryetarët e bashkive.

Në këto zgjedhje garoi partia në pushtet PS, ndërkohë partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD), mbështeti kandidatët e pavarur.

Vakancat në bashkitë në fjalë u krijuan për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, të cilët disa u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese.

Related posts

Europol mbyll tregun ndërkombëtar të drogës – VIDEO

Muhamet Ramadani

Gjukanoviq: Situata në Ballkan sot është më e keqe se gjashtë vjet më parë

admin

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

admin