RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, stërvitje mbi sigurinë kibernetike

shqiperi,-stervitje-mbi-sigurine-kibernetike

Në Shqipëri është mbajtur një stërvitje e përbashkët mbi sigurinë kibernetike, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Estonia, transmeton Anadolu.

Ndërkohë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Presidenti i Estonisë, Alar Karis, kanë ndjekur nga afër stërvitjen për sigurinë kibernetike, në ambientet e “Europe House” në Tiranë.

“Kjo stërvitje tregon për angazhimin e Shqipërisë për të forcuar kapacitetet dhe aftësitë kibernetike. Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ka dhënë një kontribut tejet të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e këtyre kapaciteteve”, thuhet në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë.

Më tej theksohet se projekti në fjalë synon të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërinë kibernetike të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, sipas standardeve më të mira evropiane.

Sipas një njoftimi nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, trajnimi në fjalë është pjesë e Projektit të Reagimit të Shpejtë të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), për përmirësimin e qëndrueshmërisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor.

Related posts

Hillary Clinton: Jam 100% e sigurt se bashkëshorti im nuk dinte asgjë për krimet e Epstein

admin

Mianmari voton nën sundimin ushtarak pas grushtit të shtetit të vitit 2021, Rohingët të përjashtuar nga zgjedhjet

RTI

Dy adoleshentë vrasin me armë zjarri tre persona në SHBA, më pas i japin fund jetës

admin