RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, tensione dhe përplasje në protestën e opozitës

shqiperi,-tensione-dhe-perplasje-ne-protesten-e-opozites

Opozita në Shqipëri ka vazhduar protestat antiqeveritare, ndërkohë që protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje, raporton Anadolu.

Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), me mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare, ka organizuar protestën kombëtare me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht protestuesit u mblodhën para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputetë të opozitës.

Gjatë protestës nuk pati fjalime nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa protestuesit marshuan edhe në disa nga rrugët e kryeqytetit, duke përdor edhe koktej molotovi dhe fishekzjarrë pranë selisë së Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë, gjatë marshimit të protestuesve filluan edhe tensionet, pasi forcat e policisë nuk kanë lejuar protestën para selive të ministrive, duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë.

Gjithashtu u shënuan edhe përplasje mes disa deputetëve dhe protestuesve nga njëra anë dhe forca të policisë nga ana tjetër.

Për protestën u angazhuan qindra forca policore shtesë dhe u bllokuan disa akse rrugore.

Partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, ndërkohë që kanë paralajmëruar vijimin e protestave.

Related posts

Gjykata e lartë e OKB-së shpreh shqetësim për Gazën, por refuzon masat kundër Gjermanisë

admin

Mbi 1.700 persona të izoluar në një anije turistike në Bordeaux të Francës pas vdekjes së një pasagjeri

Irfan Jahiu

Anija e 18-të me ndihma nga Turqia për Gazën mbërrin në portin egjiptian

Muhamet Ramadani