RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, tubim mbi shkeljet në zgjedhjet në KMSH

shqiperi,-tubim-mbi-shkeljet-ne-zgjedhjet-ne-kmsh

Në Shqipëri është organizuar një tubim për “denoncimin e shkeljeve në zgjedhjet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH) dhe denoncimin e kapjes së KMSH-së nga organizata terroriste FETO”, raporton Anadolu.

Tubimi me pjesëmarrjen e dhjetëra personave me sloganin “KMSH t’u kthehet myslimanëve shqiptarë” përpara Medresesë së Tiranës, është organizuar me thirrjen e një grupimi të organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Tubimi është organizuar gjatë kohës kur në ambientet Medresesë së Tiranës po mbaheshin zgjedhjet për kreun e KMSH-së, pasi sipas organizatorëve zgjedhjet janë të manipuluara dhe nuk shprehin vullnetin e besimtarëve myslimanë.

Pjesëmarrësit në tubim mbanin pankartat me mbishkrimet “Legjitimitet për KMSH-në”, “Të largohen gylenistët nga pushtimi i KMSH-së”, “Demokraci për Komunitetin Mysliman Shqipërisë”, “FETO lëre të qetë myslimanin shqiptar”, “Shpëtoni Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nga tentakulat e FETO-s” dhe “Gylenistë ne nuk ju duam”.

Disa nga përfaqësuesit e organizatave, aktivistëve dhe pjesëmarrësve të tjerë të cilët folën gjatë tubimit, theksuan se “zgjedhjet në KMSH janë një teatër dhe farsë e shëmtuar”

Sipas organizatorëve të tubimit, ata që votojnë sot për kreun e KMSH-së (Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së) nuk janë përfaqësues të myslimanëve shqiptarë, por janë pjesë e FETO-s.

Në tubim u theksua se FETO është uzurpatore e KMSH-së, ndërkohë u bë thirrje ndaj autoriteteve shqiptare që të hetojnë aktivitetin financiar të anëtarëve të FETO-s në Shqipëri.

Gjatë tubimit u angazhuan edhe forca policore, ndërkohë nuk u shënuan incidente.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar në Shqipëri u mbajtën disa protesta kundër parregullsive të procesit zgjedhor për organet përfaqësuese të KMSH-së, institucion që kontrollohet nga organizata terroriste FETO.

Në vitet fundit besimtarët në Shqipëri kanë shprehur kundërshtimet e tyre dhe kanë pohuar se ka pasur manipulime ndaj zgjedhjeve për organet përfaqësuese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si këshillave të xhamive, këshillave të myftinive dhe Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së.

Sipas informacioneve të publikuara në uebfaqen e KMSH-së, si kandidatë për kreun e KMSH-së ishin kryetari aktual Bujar Spahiu, i cili është zgjedhur në këtë post në mars të vitit 2019, administratori i Myftinisë së Durrësit, Eduard Shefkiu, dhe Myftiu i Beratit, Emirjon Vathaj, ndërkohë që Spahiu është rizgjedhur sot nga Këshilli i Përgjithshëm i KMSH-së për një mandat pesëvjeçar.

Related posts

“Greqia e gatshme për dialogun e masave për rritjen e besimit me Turqinë”

admin

Turqia mes lëkundjeve të reja, ndërsa numri i të vdekurve arrin në 43,556

rezart morina

Policia kontrollon trafikun përmes veturave me pajisje inteligjente

admin