RTV AHIRETI
HistoriKulturëLajmeLajmetShqipëri

Shqipëri, vazhdojnë aktivitetet e Javës së Kulturës Turke

shqiperi,-vazhdojne-aktivitetet-e-javes-se-kultures-turke

Në kuadër të Javës së Kulturës Turke, që po mbahet në disa qytete të Shqipërisë, janë organizuar aktivitetet e prezantimit të kuzhinës tradicionale turke, si dhe koncerti i Orkestrës “Shqiponjat e Xhazit”, raporton Anadolu Agency(AA).

Të pranishëm në aktivitetet e organizuara në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë ishin ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i Institutit “Yunus- Emre” Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, zyrtarë të tjerë të institucioneve turke, si dhe qytetarë shqiptarë.

Nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre”- Tiranë, është organizuar aktiviteti i prezantimit të kuzhinës tradicionale turke, ku qytetarët shqipatrë shijuan gatimet e përgatitura nga shefi i kuzhinës turke, Özgür Koca.

Për të pranishmit u përgatitën dhe servirën pilaf me fruta të thata, imambajalldi, bakllavaja e Gaziantepit dhe ëmbëlsira të tjera, si dhe akullorja e Kahramanmaraşit.

Pjesë e aktiviteteve të sotme ishte edhe koncerti i Orkestrës “Shqiponjat e Xhazit”, një nga njësitë e Komandës së Forcave Ajrore Turke, duke u ndërthurur muzika klasike dhe popullore me ritmet e xhazit.

Artistët turq të Operës dhe Baletit, tenori Oğuz Sırmalı dhe Mehlika Karadeniz Bilgin shoqëruan Orkestrën “Shqiponjat e Xhazit, duke performuar për artdashësit shqiptarë.

Java e Kulturës Turke (29 qershor-7 korrik), organizohet nën kujdesin e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit dhe Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe Instituti “Yunus Emre” Tiranë, me fokus promovimin e kulturës, artit dhe gastronomisë turke.

Related posts

Netanyahu: Programet bërthamore dhe raketore të Iranit do të bëheshin “të paprekshme” brenda muajsh

Irfan Jahiu

170 persona të vdekur nga një sulm ajror në Mianmar

Muhamet Ramadani

Kurti merr pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, krah Ramës e Begajt

Muhamet Ramadani