RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria e fundit në Europë për litrat e qumështit të blera në muaj

shqiperia-e-fundit-ne-europe-per-litrat-e-qumeshtit-te-blera-ne-muaj

Shqipëria për fat të keq renditet nga fundi i listës për shumë gjëra në Europë. Duke filluar nga standardi i jetesës, mirëqenia ekonomike, shëndetësia e kështu me radhë.

Del se Shqipëria është e fundit në Europë edhe përsa i përket sasisë së litrave të qumështit të konsumuar në muaj.

Duke analizuar të dhënat statistikore të Numbeo, është bërë një përpunim të dhënash ku është llogaritur sasia e përafërt e paketimeve 1 litroshe të qumështit që mund të blejë çdo individ në muaj sipas shteteve të Europës, bazuar në pagën mesatare neto mujore dhe çmimin aktual të qumështit në çdo shtet.

Çmimet e qumështit dhe paga mujore neto mesatare janë marrë në kryeqytetin e secilit shtet në janar 2023.

Pra, në thelb sa më e lartë të jetë paga mesatare neto dhe sa më i lirë të jetë çmimi mesatar i qumështit në secilin nga vendet, aq më shumë qumësht mund të blini.

Të gjitha shifrat e dhëna janë vlerësime dhe është e pamundur të jenë 100% të sakta pasi çmimet mund të rriten dhe bien çdo ditë.

Nga tabela shikohet se në Shqipëri një individ mund të blejë vetëm 325 paketime 1 litroshe qumështi me pagën e tij mesatare neto mujore. Ky numër është jo vetëm më i vogli në Europë por edhe në Ballkan.

Kështu ne Mal të Zi mund të blihen 580 litra, në Maqedoni 400 litra, në Bullgari 640 litra, në Greqi 565 litra, në Bosnje 730 litra e kështu me radhë. /joq

Related posts

Përparim Rama dhe Myftiu Tërnava inspektojnë punimet në Xhaminë Qendrore

admin

Rama: Kërcënimi i stabilitetit në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të papranueshme

admin

Shefi i diplomacisë turke dhe shefi i OKB-së diskutojnë marrëveshjen e drithërave të Detit të Zi

admin