RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria me më pak vetura për kokë banori në Evropë

shqiperia-me-me-pak-vetura-per-koke-banori-ne-evrope

Të dhënat e Eurostat tregojnë se Shqipëria ka më së paku vetura për kokë banori në kontinentin evropian. Mesatarja në vendet anëtare të Bashkimit Evropian është rritur në 0,57 vetura për kokë banori në vitin 2021, nga 0,53 në vitin paraprak.

Shqipëria ka më së paku automjete pasagjerësh për kokë banori në Evropë, nga shtetet për të cilat ka të dhëna. Kështu tregojnë statistikat e zyrës evropiane për statistikë, Eurostat, të publikuar së fundmi e që i referohen vitit 2021.

Pas Shqipërisë radhiten edhe dy vende të tjera ballkanike. Në Maqedoninë e Veriut ka 0,23 vetura për kokë banori, ndërsa në Serbi 0,33 vetura pasagjerësh për kokë banori. Eurostat nuk ka të dhëna për Kosovën.

Në skajin tjetër, Lihtenshtajni ka më së shumti vetura për kokë banori në Evropë (0,78). Pastaj vijnë Islanda (0,77), Polonia (0,69), Luksemburgu (0,68) dhe Finlanda (0,66).

Rritje e numrit të makinave në BE

Në vitin 2021, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për banor në BE u rrit nga 0,53 në 0,57.

Të dhënat tregojnë se vendet perëndimore të BE-së regjistruan norma më të larta të motorizimit (makina pasagjerësh për 1.000 banorë) sesa vendet anëtare nga Evropa qendrore dhe lindore. Megjithatë, në nivel rajonal, kishte pabarazi të konsiderueshme në pronësinë e makinave brenda BE-së.

Shikuar nga një kohështrirje më e gjerë, Rumania regjistroi normën më të lartë mesatare vjetore të rritjes së makinave të pasagjerëve për 1.000 banorë (shkalla e motorizimit) midis anëtarëve të BE-së (+5,4%) për 20 vjet, pra nga viti 2001 deri në vitin 2021. Ajo ndiqet nga Polonia për rritjen më të madhe mesatare vjetore (+4,5%).

Në anën e kundërt të shkallës, Malta dhe Holanda (të dyja +0,9%), Spanja (+0,8%), Franca dhe Italia (të dyja +0,7%), Belgjika dhe Austria (të dyja +0,5%), Gjermania dhe Luksemburgu (si +0.4%) dhe Suedia (+0.3%) ishin vendet që shënuan norma mesatare vjetore të rritjes nën 1%. Në përgjithësi, vendet e BE-së baltike, lindore dhe qendrore kanë regjistruar rritje më të forta se vendet perëndimore të BE-së midis 2001 dhe 2021. /trt

Related posts

Kryeministri britanik vizitë të papritur në Ukrainë në Ditën e Pavarësisë

admin

“Fatkeqësisht ai vdiq”/ SHBA: Marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve përfshinte edhe Alexei Navalny

admin

Biden duke vizituar Kievin, njoftoi ndihmë ushtarake shtesë

rezart morina