RTV AHIRETI
Lajme

Shqipëria përgatitje për samitin BE-Ballkani Perëndimor

shqiperia-pergatitje-per-samitin-be-ballkani-perendimor

Institucionet e Shqipërisë vazhdojnë përgatitjet në lidhje me samitin Bashkimi Evropian (BE)-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet nesër në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e samitit, dekori i kryeqytetit ka ndryshuar, pasi sheshet dhe rrugët kryesore të Tiranës janë zbukuruar me flamujt dhe simbole të tjera të Shqipërisë dhe të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, Policia e Shqipërisë dhe institucione të tjera të fushës së sigurisë kanë marrë masa shtesë për mbarëvajtjen e samitit, ndërkohë, do të angazhohen qindra forca policore shtesë.

Sipas një njoftimi nga Policia e Shqipërisë, për të garantuar rendin dhe sigurinë, policia ka hartuar një plan të detajuar masash, duke bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE-së, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL.

Ndërkohë, disa akse rrugore do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve.

Më 6 dhjetor në Tiranë do të organizohet samiti Bashkimi Evropian (BE)-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të BE-së, nga vendet e BE-së dhe rajonit.

Related posts

Begaj: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera dhe të qëndrueshme

Muhamet Ramadani

Gaz lotsjellës, autobote uji dhe të paktën 17 të lënduar gjatë protestës së djeshme në Prishtinë

admin

Planin i paqes për Ukrainën, Zelensky: Ekziston mundësia e një referendumi për çështjet territoriale

admin