Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Me nga një rast në Prishtinë, Podujevë dhe Pejë, kurse në Viti dhe dhe në Prizren me nga dy raste.
Sipas Raportit të Policisë, nga këto shtatë raste, gjashtë nga sulmuesit janë dërguar në mbajtje kurse një është liruar në procedurë të rregullt.