RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtatzëna e vrarë kishte urdhër-mbrojtjeje për 6 muaj, i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje

shtatzena-e-vrare-kishte-urdher-mbrojtjeje-per-6-muaj,-i-dyshuari-kishte-aktakuze-per-kanosje

Gjykata Themelore e Ferizajt ka reaguar pas vrasjes së një 35-vjeçareje që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës Gjinekologjike.

Gjykata Themelore në Ferizaj
Përmes komunikatës, Gjykata thotë se ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtjeje të viktimës më 13 shtator në kohëzgjatje prej 6 muajsh dhe se i është dorëzuar Stacionit Policor në Lipjan i cili është urdhëruar ta bëjë zbatimin e tij.

“Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023. Ky aktvendim i është dorëzuar palëve dhe atë palës përgjegjëse, mbrojtësit të tij, palës së mbrojtur, mbrojtësit të viktimave, QPS –Lipjan si dhe Stacioni Policor në Lipjan i cili është urdhëruar që ta bëjë zbatimin e vendimit të urdhrit mbrojtës”, thuhet në komunikatë.

Sipas Gjykatës, më 23 shtator i pandehuri është shpallur fajtor për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe i është shqiptuar dënim me gjobë.

Tutje, në komunikatë thuhet se Prokuroria Themelore në Feriaj më 10 gusht ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit për veprën penale “kanosja”.

Lidhur me këtë, është mbajtur seanca më 7 shtator ku i pandehuri ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Ndërkaq, avokati i tij më 26 shtator ka paraqitur kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave – gjë të cilën e ka refuzuar kjo Gjykatë.

“Me datë 07.09.2022 lidhur me këtë aktakuzë është caktuar dhe mbajtur shqyrtimi fillestar, me ç ‘rast i pandehuri S.H. ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet. Gjykata në afatin prej 30 ditëve konform nenit 245, 249 dhe 250 të KPP-së, i ka njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësin e tij se mund të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Mbrojtësi i të pandehurit S.H. me datë 26.09.2022 ka paraqitur kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimit të provave. Gjykata me datë 18.11.2022, ka marr aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e mbrojtësi të pandehurit për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave”, thuhet në njoftim.

Related posts

Kurti: Serbia u zotua t’i japë fund mosmarrëveshjeve me Kosovën, unë nuk do t’i besoja plotësisht

admin

Detajet nga takimi i Kurtit me Borrellin e Lajçakun: Përmenden targat, dialogu e tensionet e fundit

admin

Aktakuzë kundër katër zyrtarëve të ndërmarrjes “Trepça”

admin