RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e ar’mëpushimit të Ga’zës, jemi “aq afër se kurrë më parë”

shtepia-e-bardhe:-marreveshja-e-ar’mepushimit-te-ga’zes,-jemi-“aq-afer-se-kurre-me-pare”

Sipas Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, Izraeli dhe Hamasi janë afër arritjes së një armëpushimi në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Ekziston një propozim i mirë para të dyja palëve dhe ata duhet ta pranojnë atë propozim, në mënyrë që ne ta arrijmë këtë në vend. Ne jemi aq afër sa mendojmë se kurrë nuk kemi qenë”, tha Kirby.

Ai shtoi se SHBA-ja beson se të dyja palët “duhet të bëjnë një punë të fundit” për të arritur në një përfundim.

Më 31 maj, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se Izraeli paraqiti një marrëveshje prej tre fazash që do t’i jepte fund armiqësive në Gaza dhe që do të siguronte lirimin e pengjeve në enklavën bregdetare. Plani përfshin një armëpushim, një shkëmbim pengjesh dhe të burgosurish, si dhe rindërtimin e Gazës.

Të paktën 39.600 palestinezë janë vrarë në gati 10 muaj që kur Izraeli nisi sulmet brutale kundër Gazës më 7 tetor pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.

Sulmet kanë shkaktuar rritje të tensioneve rajonale, me përshkallëzimin e fundit që ndodhi të mërkurën e kaluar kur shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në kryeqytetin iranian Teheran, një ditë pasi një sulm izraelit në periferi të Bejrutit vrau një komandant të lartë ushtarak nga grupi libanez Hezbollah.

Kirby tha se SHBA-ja është e angazhuar në “diplomaci intensive” për të parandaluar një përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme dhe po i vëzhgon ngjarjet midis Iranit dhe Izraelit “jashtëzakonisht nga afër”.

Duke përsëritur se SHBA-ja nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e konfliktit, Kirby tha se Washingtoni ka transferuar “aftësi të rëndësishme” në rajon dhe do të mbrojë Izraelin nëse sulmohet.

“Nëse Irani lëviz përpara, siç e kanë thënë në mënyrë të përsëritur se do ta bëjnë, ne do të sigurohemi të jemi gati të mbrojmë Izraelin për interesat tona dhe besojmë se rregullimet e qëndrimit të forcës të urdhëruara nga presidenti dhe të drejtuar nga sekretari i mbrojtjes na çoi në një pozicion të mirë për ta bërë këtë”, tha Kirby.

Të premten, Pentagoni njoftoi se SHBA-ja do të vendosë mjete shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme përpara një hakmarrjeje të mundshme nga Irani kundër Izraelit.

Related posts

Shkencëtarët: Ndryshimet klimatike i bëjnë ciklonet më shkatërruese

rezart morina

Irani goditet nga një tërmet 5,4 ballë

admin

Presidenti brazilian për situatën në Gaza: Nëse ky nuk është gjenocid, nuk e di se çfarë është gjenocidi

admin