Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë shtuar nënoficerët – liderë të certifikuar të togjeve në radhët e FSK-së.
Mehaj ka shkruar se është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit të Avancuar të Liderit.
“Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu”, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë:
Krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.
Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu.
Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës!