Sot eshte mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në seancën e parë fillestare në rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ka pasur prani dhe interesim të madh nga mediat, ndërkaq i pranishëm në seancë në cilësinë e dëshmitarit ishte edhe polici i plagosur në Banjskë, Alban Rashiti.
Me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve është ndërprerë shqyrtimi fillestar në rastin e “Banjskës”.
Mbrojtja e të akuzuarve kërkoi të seanca fillestare të ndërpritet pasi sipas tyre shkresat e lëndës i kanë pranuar vetëm në mënyrë elektronike, e jo fizikisht.
Gjyqtar në rastin e Banjskës është Arben Hoti.
Gjykatësi Arben Hoti tha në seancë se ka kushte për shqyrtimin fillestar ndaj personave të akuzuar në sulmin në Banjskë e që gjenden në paraburgim.
Ndërkaq, për gjykimin në mungesë të 42 personave pritet një tjetër vendim.
Prokurori i çështjes, Naim Abazi, ka theksuar se për 42 personat tjerë që nuk kanë arritur të arrestohen gjykimi mund të bëhet në mungesë.
E avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, theksoi se palët e dëmtuara kanë interes që ky gjykim të kryhet sa më shpejt dhe drejtësia të vihet në vend, pasi drejtësia e vonuar është e mohuar.
Ndërkaq, mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar që shkresat e lëndës t’i kenë edhe në formë fizike, e jo vetëm në mënyrë elektronike.
Ndryshe, sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nga aq sa dihet deri tani, nga këta 45 të akuzuar, vetëm tre prej tyre janë arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe ata janë Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
Të njëjtit janë në paraburgim. /Telegrafi/
The post Shtyhet për 9 tetor seanca fillestare kundër të akuzuarve në rastin e sulmit në Banjskë first appeared on Radio Televizioni Iliria.