RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

shtyhet-serish-seanca-gjyqesore-per-ceshtjen-ndaj-ish-presidentit-te-shqiperise,-ilir-meta

Seanca gjyqësore e planifikuar për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është shtyrë sërish, raporton Anadolu.

Në seancën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) sot ishte planifikuar të vendosej nëse çështja ndaj Metës, i cili ndodhet në paraburgim, do të kalojë apo jo në gjykim.

Për Anadolu, GJKKO-ja konfirmoi se seanca është shtyrë pasi nuk u paraqit në seancë avokati i Metës dhe seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 27 nëntor.

Sipas gjykatës, pala mbrojtëse kishte paraqitur kërkesë për shtyrje të seancës.

Gjykatat në Shqipëri kanë rrëzuar muajit e fundit kërkesat e ish-presidentit Meta për lirimin nga paraburgimi apo për masë tjetër sigurie.

Gjithashtu janë shtyrë disa seanca mbi kalimin ose jo të çështjes në gjykim.

– Çështja ndaj ish-presidentit Meta

Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si “Kontrata e shërbimit CEZ-DIA” dhe për “kontrata lobimi në SHBA” dhe aktualisht është në paraburgim.

Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.

Related posts

Shefi i OKB-së: Populli libanez nuk e zgjodhi luftën, por u tërhoq në të

Hevzi

SHBA: Nuk ka shpresë që lufta në Ukrainë të përfundojë gjatë dimrit

admin

SHBA dhe Irani ende pa marrëveshje finale, JD Vance: Jemi shumë pranë

admin