Dhomat e Specializuara e Kosovës, ka njoftuar se është shtyrë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Nasim Haradinajt, pas konfirmimit të dënimit të tij me katër vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë në të tri shkallët e kësaj gjykate.
Sipas njoftimit të tyre, shtyrja e vendimit është bërë për shkak të parashtrimeve shtesë të palëve.
“Më 11 janar, Paneli i Gjykatës Kushtetuese i ngarkuar me referimin e Haradinajt, i dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar, vendosi të shtyjë vendimin e tij në këtë çështje derisa të pranojë parashtrimet shtesë nga palët, përkatësisht parashtrimin e ZPS-së lidhur me referimin si dhe përgjigjen e saj ndaj kërkesës më të fundit të Haradinajt për pranimin e një prove të re”, thuhet në njoftimin e tyre.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur që mbrojtja ftohet që të dorëzojë përgjigjen e saj ndaj përgjigjes së ZPS-së.