RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Nderohet jeta dhe vepra e heroit Fahri Fazliut

​nderohet-jeta-dhe-vepra-e-heroit-fahri-fazliut

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në ditëlindjen e 61-të, të Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, së bashku me familjarët e bashkëveprimtarët e heroit, kanë bërë homazhe pranë shtatores së Heroit e cila qëndron krenare në qytetin e Obiliqit.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe nënkryetari, kryesusesja e Kuvendit, asamblistë, bashkëpunëtorë e qytetarë.

“Nderuam jetën dhe veprën e tij, duke lartësuar figurën e personalitetin, kontributin e sakrificën deri në vetëflijim për të jetuar të lirë dhe që sot të gëzojmë pavarësinë e vendit tonë. Heronjtë kanë vetëm ditëlindje, ne të gjallët ju përkulemi me respekt Heronjve të Kombit, kujtimi dhe lavdia për ta do të jetë i përhershëm dhe për jetë të jetëve. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Kombit, Fahri Fazliu. Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar ai në Facebook.

Related posts

Vetëm sot 87 serbë janë pajisur me patentë shoferë të Kosovës

admin

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë

admin

Parlamenti i Italisë miraton dënimin me burgim të përjetshëm për femicidin

RTI