RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmetRajon dhe Botë

Shuhet Eliot Engel, zëri i fuqishëm amerikan për çështjen shqiptare

shuhet-eliot-engel,-zeri-i-fuqishem-amerikan-per-ceshtjen-shqiptare

Kongresmeni amerikan Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Ai përfaqësoi shtetin e New York-ut në Dhomën e Përfaqësuesve për më shumë se tre dekada, nga viti 1989 deri në vitin 2021, duke qenë një nga figurat më të njohura të politikës amerikane.

Engel njihej si një mbështetës i fortë i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për angazhimin e tij në mbrojtje të Kosovës gjatë viteve të luftës.

Gjatë konfliktit në Kosovë, ai i bëri thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, për ndërhyrje ushtarake me qëllim ndalimin e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve nga forcat serbe.

Kontributi i tij vijoi edhe pas luftës, ku Engel ishte një nga zërat pro pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008.

Related posts

Azerbajxhani: Armenia tensionon situatën në rajon

admin

Shembje ndërtese në Gaza, humbin jetën katër persona

RTI

Roja bregdetare turke shpëton 122 emigrantë në detin Egje

admin