RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Shuhet pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në Shqipëri

shuhet-pjesa-me-e-madhe-e-vatrave-te-zjarrit-ne-shqiperi

Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA-së, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave, njoftoi ministri i Mbrojtjes i Shqipëri, Niko Peleshi.

“Ka vetëm një vatër aktive zjarri, në masivin pyjor Plyk-Kraps-Gjorkos, e cila u riaktivizua pas izolimit një ditë më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij”, shkruan Peleshi. Gjithashtu, ai theksoi se ka përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, por gjendja po mbahet nën monitorim.

Për shuarjen e zjarreve Shqipëri janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete dhe helikopteri Cougar.

Related posts

Diplomatët evropianë e amerikanë zbarkojnë në Kosovë e Serbi

admin

Fillimi i procesit mësimor, MAShTI ​kërkon bashkëpunim për kompensimin e orëve të humbura shkaku i grevës

admin

75 vjet NATO! Nga një “mburojë” në Luftën e Ftohtë, në forcë të sigurisë globale

admin