RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Si pasojë e reshjeve të borës vështirësohet qarkullimi i automjeteve në disa rrugë

si-pasoje-e-reshjeve-te-bores-veshtiresohet-qarkullimi-i-automjeteve-ne-disa-rruge

Bora që nisi të bie mbrëmë e që po vazhdon edhe sot, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, si dhe në disa rrugë regjionale.
Vështirësi në qarkullim është raportuar edhe në disa rrugë që menaxhohen nga komunat e Kosovës. Megjithatë, rrugët kryesore në kryeqytet në mëngjesin e sotëm janë të pastruara.

Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës vikendi do të jetë me mot të paqëndrueshëm, pasi e shtunja do të jetë me borë, ndërsa, e diela me diell.

Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. Të dielën mot me diell dhe vranësira të pjesshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Related posts

Shkup, mbahet marsh për paqe në Gaza

Muhamet Ramadani

Policinë e lënë 10 zyrtarë për tre muaj

Muhamet Ramadani

Grupi i senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë i kërkon presidentit Trump rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut!

admin