RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si ta dalloni aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit

si-ta-dalloni-anemine-e-shkaktuar-nga-mungesa-e-hekurit

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm manifestohet me një sërë simptomash. Ndjesia e lodhjes pas gjumit, e të ftohtit të vazhdueshëm, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre, sipas të dhënave.

Njeriu mund të ketë mungesë hekuri në organizëm për shkaqe nga më të ndryshmet, ku përfshihet ushqyerja e keqe, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia. Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë.

Hemoglobina transferon oksigjenin në të gjithë trupin. Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.

Njerëzit Më Të Rrezikuar Nga Anemia E Shkaktuar Nga Mungesa E Hekurit

Gratë

Gratë janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit për shkak edhe të ciklit të tyre menstrual. Gratë shtatzënë nga ana tjetër kanë nevojë edhe për suplementë të hekurit.

Të moshuarit

Me kalimin e moshës, oreksi është gjithnjë në rënie. Vaktet pakësohen dhe sasia e hekurit e marrë nga ushqimit gjithashtu.

Njerëzit që marrin medikamente

Sipas të dhënave, përdorimi i medikamenteve të ndryshme shteron sasitë e hekurit në organizëm. Ilaçet për hollimin e gjakut siç është aspirina, e të tjera si këto kanë efekt negativ sa i përket sasive të hekurit.

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike

Sëmundjet që shkaktojnë humbje të gjakut siç janë ulçera apo tumori i zorrës së trashë, janë shpesh shkaqe të fshehura të mungesës së hekurit.

Diagnostikimi i anemisë

Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut. Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen. Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.

Si trajtohet mungesa e hekurit në organizëm

Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.

Burime të mira ushqimore të hekurit:

Spinaqi,

Agrumet,

Boronicat,

Gocat e detit,

Gjalpi i kikirikut,

Farat e kungullit,

Fasulet dhe thjerëzat,

Frutat e thata.

Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.

Këshillohet që ushqimet e mësipërme t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe etj.

Related posts

Shikoni pëllëmbën e dorës dhe do të kuptoni shpejt nëse vuani nga ky problem shëndetësor

admin

Zbulon studimi i frikshëm, mjegulla e trurit nga Covid-19 e krahasueshme me plakje 10 vjet

admin

4 rreziqet e shëndetit që ju vijnë nga një pijet e konservuara

rezart morina