RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si ta zvogëloni kolesterolin?

si-ta-zvogeloni-kolesterolin?

Padyshim që ka barëra të ndryshme për trajtimin e kolesterolit, mirëpo disa njerëz gjithmonë preferojnë metodat tradicionale për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe kolesterolin

Kjo recetë këtu është thuajse pije magjike që lufton kolesterolin dhe i pastron venat e gjakut.

Përbërësit: Katër limonë të madhësisë mesatare, katër hudhra dhe tri litra ujë të distiluar.

Përgatitja: I qëroni hudhrat dhe i dezinfektoni limonët duke iu hedhur ujë të vluar përmbi.

Limonët i preni në copa të vogla, por pa i qëruar. Pastaj, hudhrat dhe limonët i futni në blender dhe i përzieni.

Materialin e fituar nga përzierja e hudhrave dhe limonëve e futni në një shishe tri litërshe dhe e mbushni me ujë të distiluar.

Shishen e futni në frigorifer për tri ditë dhe pas tri dite i përdorni tri lugë gjelle tri herë në ditë.

Sasinë e konsumimit e rritni ngadalë, por mos e kaloni sasinë prej tri lugë të gjellës përnjëherë.

Këtij trajtimi plotësisht natyral duhet t’i nënshtroheni për 40 ditë.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Related posts

Kafja apo çaji, ja cila është më e shëndetshme

Muhamet Ramadani

Pirja e duhanit shkakton tkurrje të trurit dhe humbje të memories, sipas ekspertëve

Muhamet Ramadani

Lodhje ekstreme e ankthit: Gjithçka që duhet të dini për të

Muhamet Ramadani