RTV AHIRETI
Kuzhinë

Si të bëni granola: Muesli krokant i bërë në shtëpi që është më i shëndetshëm se ai i blerë në dyqan

si-te-beni-granola:-muesli-krokant-i-bere-ne-shtepi-qe-eshte-me-i-shendetshem-se-ai-i-blere-ne-dyqan

Ky muesli krokant, përbërës kryesorë të të cilit janë fjollat e tërshërës, është i pëlqyer nga shumë njerëz dhe duke qenë se ai i blerë në dyqan është plot me sheqer të shtuar, është më mirë ta bëni vetë

Përbërësit:

800 g tërshërë
200 g arra dhe fara
1 lugë kanellë
100 g fruta të thata (opsionale)
200 g miell kokosi
një majë kripë
50 ml vaj ulliri
1,5 lugë çaji ekstrakt vanilje
▪ 50 g mjaltë

Përgatitja:

Përzieni tërshërën, miellin e kokosit, arrat e copëtuara dhe farat në një enë. Në një enë tjetër përzieni vajin e ullirit, mjaltin, vaniljen, kripën dhe kanellën dhe më pas tundni.

Masën me vaj dhe mjaltë e shtoni në tasin me tërshërë dhe më pas e përzieni mirë. Derdhni masën e bashkuar në një tepsi të mbështjellë me letër pjekjeje.

Rregullojeni mirë dhe piqeni në furrë të parangrohur në 150°C për afro gjysmë ore.

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht, më pas e copëtoni me duar dhe shtoni fruta të thata të grira sipas dëshirës.

Përziejini mirë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Si të bëni granola: Muesli krokant i bërë në shtëpi që është më i shëndetshëm se ai i blerë në dyqan appeared first on Telegrafi.

Related posts

Makarona me djathë të zier në qumësht: Pastë më të shijshme dhe me krem vështirë se keni ngrënë ndonjëherë!

admin

Pa i gatuar, por me shije të paharrueshme: Mafinë me boronica dhe jogurt

rezart morina

Bakllava me molla dhe arra

RTI