RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Si të kuroni gripin në kushte shtëpie

​si-te-kuroni-gripin-ne-kushte-shtepie

Në këtë periudhë që po kalojmë, duket se gripi është kthyer në diçka normale. Por sërish bëni mirë të mos e anashkaloni. Duhet të dimë se ftohja dhe gripi nuk kanë një trajtim të përcaktuar. Kurat popullore të praktikuara në shtëpi janë po aq të përhapura sa vetë sëmundja.

Së pari, është më mirë të qëndroni në shtëpi, të pushoni si dhe të shmangni kontaktet me njerëzit e tjerë sa më shumë që mundeni. Njëkohësisht është e rëndësishme të flini sa më shumë që mundeni për një shërim të shpejtë. Çfarëdo që të bëni, mos luftoni lodhjen dhe sigurohuni që të pushoni.

Teksa mendojmë si të qetësohemi sa më parë mendja na shkon tek një çaji i nxehtë. Ai është përdorur që në kohërat e lashta për të ndihmuar e për të trajtuar ftohjet dhe gripin. Lëngjet e nxehta mendohet se ndihmojnë të lirojnë dhe të pastrojnë trupin, si dhe qetësojnë dhimbjet e fytit.

Rekomandohet se një dushi i nxehtë dhe me avull mund të ndihmojë në lehtësimin e ndonjë dridhjeje që mund të keni, ndërsa avulli i nxehtë mund të ndihmojë shpërbërjen dhe lirimin e bllokimit të sinusit dhe frymëmarrjes.

Kur bëhet fjalë për ushqimet, mjalti kryeson. Ai është qetësues për dhimbjet e fytit dhe gjithashtu ka veti antibakteriale dhe antimikrobiale, ndërsa limoni përmbanë vitaminë C. Një gotë me uji të nxehtë, limon dhe mjaltë është një pije adekuate për të larguar gripin.

E së fundmi është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar kur jeni i sëmurë pasi mund të humbni më shumë lëngje nëpërmjet djersitjes. Gjithashtu, mos marrja e lëngjeve të mjaftueshme mund të zvogëlojë aftësinë e trupit tuaj për të luftuar infeksionin, prandaj sigurohuni që të pini ujë të freskët gjatë ditës kur nuk ndiheni mirë.

Related posts

Supë nga bizelet, majdanozi, spinaqi dhe selinoja, për detoksifikim

admin

Cilat janë përfitimet e pjeprit dhe cila është sasia e duhur për të ngrënë në ditë?

rezart morina

Qepa mund ta shëron këtë sëmundje

admin