RTV AHIRETI
Shëndetësi

Supë nga bizelet, majdanozi, spinaqi dhe selinoja, për detoksifikim

supe-nga-bizelet,-majdanozi,-spinaqi-dhe-selinoja,-per-detoksifikim

Do të forconi mbrojtjen e trupit, do t’i kontribuoni humbjes së peshës trupore dhe pastrimit të trupit!

Supa shpëtimtare do të ndikojë edhe në sistemin e tretjes, do të rrisë rezistencën ndaj stresit, do të sigurojë efekte anti-inflamatore dhe anti-oksidative.

Përbërësit e nevojshëm:

– 1 filxhan bizele të gjelbra të ziera,

– 2 grushte spinaq,

– 1 degë të madhe selinoje,

– 1 grusht majdanoz,

– 1 grusht të vogël koriandër të freskët,

– 1 thelb hudhre,

– 3 gota ujë (nga 2 dl)

– 2 lugë të vogla vaj kokosi.

Mënyra e përgatitjes:

Qitni shtatë përbërësit e përmendur në mikser (bizelen, spinaqin, selinon, majdanozin, koriandrën, hudhrën, vajin e kokosit) dhe përzieni.

Pastaj kësaj përzierjeje shtoni 3 litra ujë dhe përzieni derisa të krijohet strukturë krematoze.

Kalojeni në një enë të madhësisë mesatare, ngrohni sipas dëshirës, por mos i zieni.

Provoni dhe përshtatjani shijes duke i shtuar sasi të vogël kripe.

Shërbeni, zbukurojeni dhe kënaquni!

Related posts

Të ëmbla apo të kripura? Si ta kuptoni ç’duhet të konsumoni për mëngjes

admin

Shqipëria refuzon t’i trajtojë falas kosovarët në hemodializë

admin

Ja se çfarë nuk duhet t’i fshihni kurrë mjekut tuaj!

admin