RTV AHIRETI
Shëndetësi

Simptoma për të cilën rrallëkush di: Tregues i cili do t’ju bëjë me dije që vuani nga depresioni

simptoma-per-te-cilen-rrallekush-di:-tregues-i-cili-do-t’ju-beje-me-dije-qe-vuani-nga-depresioni

Edhe pse shpesh nuk i kushtojmë kujdes, mund të na tregojë shumë për shëndetin tonë psikik

Çdokush nga ne, së paku një herë në muaj, përjeton momente në të cilat niveli i stresit ngrihet nga 0 në 100 në afat prej disa sekondash. A është fjala për sulmin shpërthyes të shefit, për tollovinë në komunikacion apo për kafen e derdhur gjatë udhëtimit.

Në shumicën e rasteve, hidhërimi është pjesë përbërëse e jetës, mirëpo zemërimi konstant në situata të caktuara, mund të tregojë ekzistimin e problemit më të thellë – depresionit.

Hulumtimet kanë treguar se hidhërimi, i hapur apo i ndrydhur në vete, pikërisht është shenjë e shpeshtë e zhvillimit të problemeve psikike.

Psikologët thonë se personat të cilët kanë probleme me kontrollimin e zemërimit, mund të kenë probleme me zhvillimin e depresionit. Mjekët e kanë përshkruar formën e këtillë të sëmurjes psikike si zemërim i kthyer ndaj vetvetes.

“Nuk duket gjithmonë si depresion, mirëpo është depresion”, thotë Marianna Strongin, psikologe nga Nju-Jorku.

“Pacientët në shumicën e rasteve thonë se si kanë vërejtur që më lehtë dalin nga takti se zakonisht, ndërsa kur fillojmë të hyjmë më thellë në psiken e tyre, e kuptojmë që fjala është për depresionin”, shton ajo.

Edhe pse më së shpeshti për personat e pikëlluar, shpirtërisht të thyer dhe të mbyllur në vetvete i lidh etiketa e depresivitetit, nuk bën të injorohen personat me shpërthim të madh të zemërimit, sepse ata më së shpeshti më lehtë shfaqin hidhërimin se sa emocionet e thella si pikëllim.

Related posts

Farat e lulediellit ulin shtypjen e lartë të gjakut

admin

Ju bëjnë të djersitni, të mbani arome të keqe dhe ju japin të përziera: Ushqimet që duhet të shmangni gjatë verës

admin

Çfarë duhet të hani në mëngjes për të shmangur fryrjet gjatë ditës

rezart morina