RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ju bëjnë të djersitni, të mbani arome të keqe dhe ju japin të përziera: Ushqimet që duhet të shmangni gjatë verës

ju-bejne-te-djersitni,-te-mbani-arome-te-keqe-dhe-ju-japin-te-perziera:-ushqimet-qe-duhet-te-shmangni-gjate-veres

Ditëve të verës kur temperaturat janë të larta, zgjedhja e ushqimeve që konsumojmë gjatë ditës mund të na ndihmojë të përballojmë më lehtë vapën.

Vera është koha kur na shkon ushqimi i lehtë dhe freskues dhe gjatë motit të nxehtë është mirë të shmangim ushqimet që nuk do të na freskojnë, por bëjnë krejt të kundërtën.

Shumë njerëzve u pëlqen të përdorin erëza, por bëni kujdes të mos e teproni. As në verë dhe as në dimër nuk është mirë të teproni me erëzat, sepse ato rrisin temperaturën e trupit duke qenë se stimulojnë metabolizmin tonë.

Së bashku me erëzat, verës mund të konsumoni edhe mish dhe salca mishi. Salcat e rënda edhe nga ushqimet e detit mund të shkaktojnë djersitje të tepërt dhe probleme me tretjen.

Sidomos gjatë verës këshillohet të shmangni ushqimet e shpejta me yndyrë, të skuqura, të tymosura dhe pikante, sepse freskia mund të jetë e dyshimtë, e cila mund të shkaktojë helmim, por edhe probleme me sistemin tretës.

Related posts

3 gjërat që i ndodhin trupit tuaj kur rrini këmbëkryq dhe duhet t’i shmangni

rezart morina

Çka duhet konsumuar kur ndjeni dhimbje të muskujve nga ushtrimet?

admin

Arsyet pse duhet të hani më shumë fara luledielli

admin6