RTV AHIRETI
Shëndetësi

Simptomat e lisë së majmunit që nuk duhet t’i injoroni kurrë

simptomat-e-lise-se-majmunit-qe-nuk-duhet-t’i-injoroni-kurre

Ndërsa rastet e lisë së majmunëve vazhdojnë të rriten, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur virusin një ‘urgjencë globale shëndetësore’, alarmi më i lartë i mundshëm.

Më shumë se 16 mijë raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, ka pasur pesë vdekje. Lija e majmunëve te njerëzit u zbulua për herë të parë në fillim të viteve 1970 në Republikën Demokratike të Kongos.

Dr. Ghebreyesus tha: “Ky është një shpërthim që mund të ndalet me strategjitë e duhura në grupet e duhura”, shkruan Mirror.

Por cilat janë simptomat e lisë së majmunëve dhe a janë raportet e ënjtjes dhe dhimbjes së penisit të lidhura me virusin?

Cilat janë simptomat zyrtare të lisë së majmunit?
Sipas NHS, lija e majmunëve është një infeksion i rrallë që gjendet më shpesh në Afrikën perëndimore ose qendrore. Kohët e fundit ka pasur një rritje të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, por rreziku për ta kapur është i ulët.

Simptomat e para të lisë së majmunit përfshijnë:

Temperaturë të lartë
Dhimbje koke
Dhimbje të muskujve
Dhimbje shpine
Gjëndra të fryra
Dridhje.

Këto simptoma zakonisht shfaqen një deri në pesë ditë përpara se të shfaqet një skuqje. Skuqja shpesh fillon në fytyrë, pastaj përhapet në pjesë të tjera të trupit. Kjo mund të përfshijë organet gjenitale dhe anusin.

A është ënjtja dhe dhimbja e penisit një simptomë e lisë së majmunëve?

Në një studim të kryer midis majit dhe korrikut 2022, nga Julia Bilinska dhe kolegët e saj në Guy’s and St Thomas’ NHS Foundation Trust në Londër, 31 burra nga 197 që ishin prekur nga lija e majmunit u ankuan për ënjtje të penisit.

Megjithatë, që nga 29 korriku, NHS, OBSH dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk e njohin ënjtjen e penisit si simptomë të virusit.

Por të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë në hulumtim kishin një formë të lezionit në lëkurën ose mukozën e tyre.

Related posts

​Strep A, një bakter i pafajshëm që mund të jetë kërcënues për jetën

admin

Ushqimet e ëmbla në mëngjes, ju bëjnë të ndjeheni të uritur

rezart morina

Ekspertët tregojnë se si të bëni gjumin më të mirë

admin