RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sindikalistët thonë se ndërprerja e grevës varet nga Qeveria

sindikalistet-thone-se-nderprerja-e-greves-varet-nga-qeveria

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka ftuar të hënën, Qeverinë e Kosovës që të reflektojë lidhur me realizimin e kërkesave të tyre, në mënyrë që të ndërpritet greva e nisur më 25 gusht.

Në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Nënkryetari i Këshillit Grevist, Ali Gashi, tha se greva do vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të sindikalistëve.

“BSPK-ja është jashtëzakonisht e interesuar që të negociojë me zyrtarët e Qeverisë. Prandaj, i bëjmë apel ekzekutivit që të reflektojë që të gjendet një zgjidhje për të dyja palët”, tha Gashi.

REL-i ka kërkuar përgjigje edhe zyra për informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me atë se a pritet ndonjë takim dhe zgjidhje me Këshillin Grevist, por deri më tani, nga Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje.

Gashi tha se nëse Qeveria nuk reflekton, greva nuk do të ndërpritet dhe nxënësit nuk do të fillojnë vitin e ri shkollor, që duhet të nisë më 1 shtator.

Ditë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka hartuar Projektligjin për pagat.

Ky legjislacion duhet të kalojë fillimisht procedurat e konsultimeve paraprake e publike dhe, pas miratimit në Qeveri e Kuvend, të publikohet në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

Në projektligj, thuhet se ai hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare. /rel

Related posts

Presidentët çekë dhe sllovakë duan ta shohin Ukrainën në BE dhe NATO – VIDEO

admin

Rusia dhe Ukraina kryejnë edhe një shkëmbim të të burgosurve të luftës

admin

Osmani takon kryeministrin belg, flasin për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës

RTI