RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sindikata e RTK-së proteston për pagat

sindikata-e-rtk-se-proteston-per-pagat

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në orën 11:00 do të protestohet për shkak të mungesës së pagave.

Në njoftim thuhet se kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.

“RTK-ja aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit. Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës”.

“SPERTK-ja u bën thirrje të gjithë kolegëve, pa asnjë përjashtim, të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre themelore për page”, thuhet në njoftim.

Related posts

Nigeri, 50 të vdekur nga përmbytjet

admin

Thatësira, përmbytje dhe valë të nxehti/ Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit! Pasojat që priten dhe si mund të përgatitemi?

admin

Mjekët nga Turqia do të kryejnë 16 operacione te fëmijët që kanë probleme me zemër

Muhamet Ramadani