RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sipërfaqja e Lumit Drina në BeH mbulohet me mbeturina

siperfaqja-e-lumit-drina-ne-beh-mbulohet-me-mbeturina

Sipërfaqja e Lumit Drina në Bosnjë e Hercegovinë është mbuluar me mbeturina dhe mbetje plastike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sipërfaqen e Lumit Drina, që kalon edhe nga Serbia dhe Mali i Zi, në pjesën ku kalon nga qyteti lindor i BeH-së, Vishegrad, me ndikimin edhe të reshjeve në rajon, është mbledhur sasi e madhe mbeturinash dhe mbetjesh plastike.

Sipërfaqja e lumit në afërsi të Centralit Hidroelektrik të Vishegradit mbulohet me mbeturina çdo vit me efektin e shiut të dendur dhe shkrirjes së borës. Ndërkaq, mbeturinat kalojnë në anën e BeH-së nëpërmjet Serbisë dhe Malit të Zi.

Kryetari i Shoqatës “Eko Centar” në Vishegrad, Dejan Furtula, për AA tha: Nuk ka ndonjë sqarim kjo. Është turp i madh. Problemi përsëritet disa vjet, por në dy-tre vitet e fundit u rrit ndjeshëm sasia e mbeturinave në Vishegrad”.

Ai i thirri autoritetet në detyrë dhe kërkoi nga qytetarët të mos e trajtojnë lumin sikur “vend plehrash”, duke theksuar se në lum, përveç plastikës dhe degëve, mund të shihen edhe pjesë të automjeteve dhe mbetjeve mjekësore.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore. Shpresoj që Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi do të bëjnë një plan të përbashkët, do të kërkojnë ndihmë nga Bashkimi Evropian. Ky problem duhet të rregullohet sa më shpejt që të jetë e mudnur, sepse është e turpshme për të gjithë ne”, shtoi Furtula.

Related posts

Shpërthejnë protestat anti-COVID në Kinë pas zjarrit që la të vdekur 10 persona

admin

Turqi: Donacionet e Kurban Bajramit, këtë vit prioritet rajoni i tërmetit

rezart morina

Mehaj demanton presidentin serb: Dronët, shpifje e Vuçiqit për të përhapur panik te qytetarët

admin