RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siri, konfliktet mes organizatës terroriste PKK/YPG dhe fiseve arabe në Deir ez-Zor përhapen në Munbixh

siri,-konfliktet-mes-organizates-terroriste-pkk/ypg-dhe-fiseve-arabe-ne-deir-ez-zor-perhapen-ne-munbixh

Konfliktet që shpërthyen më 27 gusht mes fiseve arabe dhe organizatës terroriste PKK/YPG në rajonin që ndodhet nën pushtimin e organizatës në qytetin Deir ez-Zor në lindje të Sirisë, u përhapën në pjesën periferike të Munbixhit me bashkimin edhe të fiseve të tjera arabe, raporton Anadolu.

Fiset arabe të cilat janë të pranishme në rajonet e pastruara nga terrori përmes operacionit “Mburoja e Eufratit”, u mblodhën në jug të Jarabulusit me qëllim për të dhënë mbështetje ndaj fiseve arabe që konfliktohen me organizatën terroriste në Deir ez-Zor.

Fiset, në orët e drekës filluan operacion ndaj rajoneve që ndodhen nën pushtimin e organizatës përreth lumit Sajur në jug të Jarabulusit.

Në operacionet e tyre që zhvilluan kundër organizatës terroriste PKK/YPG, fiset arabe pastruan nga terrori fshatrat Mahsenli, Mahmudiye dhe Arap Hassan në veri të Munbixhit si dhe kodrën SyriaTel në rajonin me të njëjtin emër.

Si pasojë e sulmeve të fiseve, elementët e organizatës u tërhoqën nga qendra e qytezës Munbixhit. Sipas Observatorit të opozitarëve, pas marrjes së kontrollit të fshatrave nga fiset arabe, avionët luftarakë rusë vendosën në objektiv fshatrat në fjalë që u pastruan nga terrori.

Ndërsa në konfliktet e shënuara në periferinë e Deir ez-Zor, bëhet e ditur se organizata terroriste PKK/YPG rimori nga fiset në orët mbrëmjes fshatrat Ziyben dhe Sabha. Konfliktet mes fiseve arabe dhe PKK/YPG-së vazhdojnë me ndërprerje në zonat në anë të lumit Eufrat, në lindje dhe juglindje të Deir ez-Zor.

PKK/YPG nga qytetet Al-Hasakah dhe Rakka që janë nën pushtimin e saj, po dërgon me autokolona përforcuese terroristë të shumtë në zonat e konfliktit në Deir ez-Zor. Popullata në Deir ez-Zor të cilin organizata e ka vendosur nën kontrollin e saj me mbështetjen e ushtrisë së SHBA-së me arsyetimin për “luftën kundër DEASH-it”, përbëhet plotësisht nga arabët.

Organizata terroriste rekruton me forcë fëmijët arabë.

Po ashtu organizata nga nafta që siguron nga puset e naftës që ka konfiskuar në rajon, gjeneron të ardhura duke ia shituar përmes trafikantëve administratës së Damaskut, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së.

Related posts

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

admin

Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

rezart morina

KE mbështet idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

admin