RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siri, të paraburgosurit arratisen nga burgu në zonën e kontrolluar nga SDF në Halep

siri,-te-paraburgosurit-arratisen-nga-burgu-ne-zonen-e-kontrolluar-nga-sdf-ne-halep

Të paraburgosurit u arratisën nga një burg në një zonë të kontrolluar nga grupet terroriste PKK/YPG që veprojnë nën emrin e SDF-së në qytetin verior sirian Halep, mes përshkallëzimit të situatës nga grupi në zonë, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.

Një burim sigurie siriane tha për agjencisë SANA se të paraburgosurit u arratisën nga një burg në zonën Al-Shaqif, e cila është nën kontrollin e SDF-së.

Ndërkohë burimi nuk specifikoi numrin e të arratisurve.

Në anën tjetër, Mbrojtja Civile Siriane tha se ka evakuar 850 civilë nga Halepi që nga ora 12:30 sipas orës lokale, duke përmendur përkeqësimin e kushteve humanitare dhe bombardimet nga SDF-ja.

Related posts

Persona të armatosur rrëmbejnë 32 persona nga stacioni i trenit në Nigeri

admin

Dhuna në lindje të RD Kongos detyron mijëra refugjatë të ikin drejt Burundit

Muhamet Ramadani

Suedi, sulm islamofobik ndaj një xhamie në Stockholm

admin