RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siria: 11 ushtarë humbën jetën në shpërthimin e së premtes në objektin ushtarak në Deir ez-Zor

siria:-11-ushtare-humben-jeten-ne-shperthimin-e-se-premtes-ne-objektin-ushtarak-ne-deir-ez-zor

Ministria e Mbrojtjes e Sirisë ka bërë të ditur se 11 ushtarë humbën jetën në shpërthimin e së premtes në një objekt të ushtrisë në zonën Ayyash, në perëndim të provincës Deir ez-Zor në veri të vendit, transmeton Anadolu.

Agjencia Siriane Arabe e Lajmeve (SANA), duke cituar ministrinë, njoftoi se kortezhi i ushtarëve u nis nga Spitali Kombëtar në qytetin Deir ez-Zor.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun apo rrethanat e shpërthimit.

Departamenti i Medias dhe Komunikimit i ministrisë njoftoi të premten se një shpërthim kishte ndodhur në një nga objektet e ushtrisë në zonën Ayyash, në perëndim të Deir ez-Zorit.

Sipas ministrisë, autoritetet po hetojnë shkaqet dhe po vlerësojnë pasojat e shpërthimit, ndërsa fillimisht nuk dhanë të dhëna për viktima.

Televizioni shtetëror Alikhbariah raportoi gjithashtu të premten se autoambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile ishin dërguar në vendngjarje, duke shtuar se natyra e shpërthimit nuk ishte menjëherë e qartë.

Njoftimi i së shtunës për 11 ushtarët e vdekur përbën bilancin e parë të viktimave të publikuar që nga raportimi i shpërthimit.

Related posts

Inkursioni i Ukrainës në Kursk, Zelensky: Ne kërkojmë ta zhvendosim luftën në Rusi

admin

Studentët kosovarë të diplomuar në Türkiye u takuan në Prizren

Muhamet Ramadani

DASH: SHBA do të mbështesë çdo qeverisje demokratike, pro-perëndimore në Mal të Zi

admin