RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siria arreston udhëheqësin e lartë të ISIS-it dhe shkatërron celulat terroriste

siria-arreston-udheheqesin-e-larte-te-isis-it-dhe-shkaterron-celulat-terroriste

Autoritetet siriane çmontuan celulat e lidhura me grupin terrorist ISIS (DEASH) dhe arrestuan një udhëheqës të lartë së bashku me disa anëtarë, transmeton Anadolu.

Celulat e çmontuara ishin të përfshira në atentate, grabitje dhe financim të grupit terrorist, raportoi Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA), duke cituar një burim të ministrisë. Burimi nuk ka dhënë menjëherë detaje të mëtejshme mbi identitetin e të arrestuarve, vendndodhjen e operacionit apo numrin e të dyshuarve të arrestuar.

ISIS-i pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut fqinj në vitin 2014 përpara se të mposhtej territorialisht në Siri në vitin 2019 nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja dhe partnerët e tij lokalë.

Që nga rrëzimi i Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, administrata e re e Sirisë ka marrë një sërë masash për të rivendosur sigurinë në të gjithë vendin.

Assadi, i cili sundoi Sirinë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor, duke i dhënë fund sundimit të Partisë Baath, i cili kishte zgjatur që nga viti 1963. Një administratë kalimtare e udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa u formua në janar.

Related posts

Izraeli vijon sulmet vdekjeprurëse në Gaza, shkel sërish armëpushimin

Muhamet Ramadani

Luftime nga veriu në jug, 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

admin

Çmimi i derivateve në Kosovë pritet të pësojë rënie

admin