RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siria njofton arrestimin e celulës përgjegjëse për “bombardimet terroriste” në Damask

siria-njofton-arrestimin-e-celules-pergjegjese-per-“bombardimet-terroriste”-ne-damask

Ministri i Brendshëm i Sirisë, Anas Khattab, tha të enjten se autoritetet kanë arrestuar një celulë përgjegjëse për “bombardimet terroriste” që goditën Damaskun dy ditë më parë, transmeton Anadolu.

“Celula përgjegjëse për shpërthimet terroriste që shënjestruan Damaskun dy ditë më parë tashmë ndodhet në paraburgim”, tha Khattab në një deklaratë të publikuar nga Agjencia Siriane e Lajmeve (SANA).

Ai shtoi se autoritetet do të bëjnë publike “identitetet e anëtarëve të celulës, rolet e tyre dhe të gjitha lidhjet e tyre” pasi të përfundojnë hetimet.

Khattab nuk dha detaje të tjera për të dyshuarit apo për rrethanat e arrestimit të tyre.

Related posts

“Irani s’duhet të ketë armë bërthamore” – Rutte: Po bashkëpunon me Rusinë dhe Korenë e Veriut! NATO në mbështetje të aleatëve

admin

Mashtroi 39 persona duke iu premtuar vende pune, arrestohet gruaja në Prishtinë

admin

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme

Kushtrim Guraj