Gjykata e Lartë në Shqipëri ka rrëzuar kërkesën e dy grave që kërkuan t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.
Sipas raportimeve në Shqipëri, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, që bënë bujë duke u martuar në ambientet e bashkisë së kryeqytetit, kërkuan t’i regjistronin fëmijët nën nocionin “prindi 1” dhe “prindi 2” për fëmijët, në vend të mama dhe baba.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën duke vendosur që ajo s’ishte e bazuar në Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë.
Gjykata ka nënvizuar gjithashtu se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në Kodin e Familjes.
Pra Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Administrative, ku nuk pranohet nocioni i prindi 1 dhe prindi 2 për fëmijët, në vend të mama dhe baba.