RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

“S’ka prindi 1 dhe 2”, në Shqipëri rrëzohet kërkesa e dy grave për regjistrimin e fëmijëve

“s’ka-prindi-1-dhe-2”,-ne-shqiperi-rrezohet-kerkesa-e-dy-grave-per-regjistrimin-e-femijeve

Gjykata e Lartë në Shqipëri ka rrëzuar kërkesën e dy grave që kërkuan t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.

Sipas raportimeve në Shqipëri, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, që bënë bujë duke u martuar në ambientet e bashkisë së kryeqytetit, kërkuan t’i regjistronin fëmijët nën nocionin “prindi 1” dhe “prindi 2” për fëmijët, në vend të mama dhe baba.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën duke vendosur që ajo s’ishte e bazuar në Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë.

Gjykata ka nënvizuar gjithashtu se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në Kodin e Familjes.

Pra Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Administrative, ku nuk pranohet nocioni i prindi 1 dhe prindi 2 për fëmijët, në vend të mama dhe baba.

Related posts

FOTO/ U gjet e vdekur në mes të rrugës, ky është vlonjati që akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij në Greqi

admin

UNRWA: Një fëmijë vritet në Gaza çdo 10 minuta

Muhamet Ramadani

Aktakuzë ndaj dy serbëve për sulm ndaj KFOR-it

Muhamet Ramadani