RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

S’ka shtyrje, nesër Polica e Kosovës nis gjobitjet për targat ilegale serbe

s’ka-shtyrje,-neser-polica-e-kosoves-nis-gjobitjet-per-targat-ilegale-serbe

Policia e Kosovës nga nesër (22 nëntor) do të nis shqiptimin e gjobave për qytetarët që kanë makina me targa ilegale serbe.

Kështu kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) Nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të filloj zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites”, thuhet në përgjigje të PK-së për Indeksonline.

Kujtojmë që sot në Bruksel u mbajt takimi trilateral mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.

Kryeministri Kurti ka refuzuar propozimin e BE-së për çështjen e targave, e në anën tjetër Serbia ka pranuar.

Propozimi i BE-së ishte që Kosova të mos fillojë me fazën e gjobitjes ndërsa Serbia të mos lëshojë targa KM për qytetarët serb.

Kurti ka thënë se Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Unë jam i gatshëm të zvhilloj takime me rendin e njejtë, marrëveshje finale që ka njohjen reciproke në qendër dhe çështjet aktuale si puna e targave, nuk bën njëra pa tjetrën”, u shpreh Kurti.

Related posts

KFOR-i heq telat me gjemba në Zveçan

rezart morina

“Jeta ime ishte në prag të…” Melania Trump reagon për herë të parë pas atentatit ndaj bashkëshortit të saj: Mirënjohje agjentëve që rrezikuan jetën e tyre

admin

Zgjedhjet në SHBA/ Analiza e CNN: Fillim i suksesshëm për Kamala Harris, por ditë të vështira e presin përpara

admin