RTV AHIRETI
Lajme

Skandal në Aeroportin e Shkupit , presidentes Vjosa Osmani tentohet t’i merret telefoni

skandal-ne-aeroportin-e-shkupit-,-presidentes-vjosa-osmani-tentohet-t’i-merret-telefoni

Dje u raportua në lidhje me një incident i cili ndodhi ndaj presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit.

Presidentja Vjosa Osmani është përfshirë në një incident me pjesëtarët e sigurimit në Aeroportin e Shkupit, prej ku planifikonte të udhëtonte për diku nëpërmjet Zonës VIP. Sipas Presidencës, Osmani u provokua dhe u tentua që t’i merrej telefoni dhe bagazhi për t’iu kontrolluar në skaner. Aeroporti i Shkupit ka bërë një reagim, pa ia përmendur emrin Presidentes, duke thënë se e kanë obligim ta kontrollojnë secilin pasagjer

 

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka dënuar incidentin ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit.

Këtë rast e kanë quajtur “incident skandaloz diplomatik”.

“Kjo pasqyrë e shtetit ndaj çdo qytetari, e në veçanti ndaj përfaqësuesve më të lartë të shtetit, e në këtë rast motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova, është e papranueshme dhe duhet dënuar në formën më të ashpër”, thuhet në reagimin e Bashkimi Demokratik për Integrim

Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, tha për se po presin t’i marrin informacionet e sakta.

“Pasi t’i marrim gjitha informacionet nga hetuesit e brendshëm dhe prokurori, normalisht se do të dalim me infromata të sakta”, tha ai

 

Presidenca e Kosovës akuzoi autoritetet e shtetit fqinj për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe cenim të sigurisë pasi është tentuar që me forcë t’i merrej telefoni presidentes.

“Vërehet qartë se në rastin në fjalë kishte tendencë për ta provokuar delegacionin e Republikës së Kosovës dhe për të shkaktuar incident”, thekson Bekim Kupina, këshilltar politik e zonjës Osmani.

Ai shton se sjellje të tilla nuk janë parë në asnjë udhëtim të presidentes, madje as në shtete që nuk e njohin Kosovën. Opozita shqiptare në Shkup dënoi incidentin dhe kërkojnë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut që t’i kërkojë ndjesë publike zonjës Osmani.

 

The post Skandal në Aeroportin e Shkupit , presidentes Vjosa Osmani tentohet t’i merret telefoni first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Izrael, sërish protesta kundër rregullores gjyqësore të qeverisë

rezart morina

Florida ndalon me ligj përdorimin e mediave sociale për moshat nën 16 vjeç

admin6

Erdoğan: Turqia kaloi një tjetër “prag kritik” në prodhimin e avionit luftarak të gjeneratës së 5-të

rezart morina