RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael, sërish protesta kundër rregullores gjyqësore të qeverisë

izrael,-serish-protesta-kunder-rregullores-gjyqesore-te-qeverise

Izraelitët dolën sërish në rrugë në të gjithë vendin duke protestuar kundër rregullores së gjyqësorit të qeverisë së koalicionit nën udhëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu.

Izraelitët të cilët zhvillojnë protesta masive në mbrëmjen e të shtunës çdo javë kundër rregullores gjyqësore të qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë nën kryesimin e Netanyahut dhe politikave të djathta, zbritën sërish në sheshe në javën e 31-të të protestave.

Në protestat e mbajtura në pika të ndryshme në të gjithë vendin, kryesisht në qytetet si Tel Aviv, Kudsi Perëndimor, Haifa, Beersheba, Herzliya dhe Rehovot morën pjesë dhjetëra mijëra izraelitë.

Në Tel Aviv në të cilin ashtu si çdo javë u mbajt protesta me pjesëmarrje më intensive, protestuesit u mblodhën para Kompleksit të Qeverisë në Bulevardin Kaplan.

Liderët e lëvizjes protestuese kundër qeverisë Netanyahu, në podiumet e ngritura këtu mbajtën fjalime kritikuese ndaj rregullores gjyqësore të qeverisë dhe akuzuan Netanyahun për përpjekje për eliminimin e mbizotërimit të ligjit duke shkaktuar një krizë të mundshme kushtetuese.

Protestuesit me flamuj izraelitë brohoritën me sloganet “demokraci” të shoqëruara nën ritmin e daulleve, bilbilave dhe borive.

Protestuesit hapën një pankartë gjigande e cila është e pranishme çdo javë në Bulevardin Kaplan dhe këtë javë mbajtën pankartën me siluetën e Netanyahut me mbishkrimin “100 për qind gënjeshtra”.

– Protestat vazhduan pavarësisht sulmit në Tel Aviv

Në anën tjetër protestat në Tel Aviv vazhduan pavarësisht sulmit me armë të ndodhur në qytet në orët e mbrëmjes.

Në sulmin e kryer në Bulevardin Montefiore disa km larg zonës ku u mbajtën protestat, humbën jetën një punonjës i sigurisë izraelite dhe një palestinez që kreu sulmin. Policia izraelite dhe liderët e protestës njoftuan se protestat do të vazhdojnë në mënyrë të sigurt pavarësisht sulmit me armë.

– Protestat para banesës së Netanyahut

Protestuesit në Kudsin Perëndimor, u mblodhën para banesës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në rrugën Azza.

Këtu protestuesit duke iu referuar Netanyahut mbajtën një pankartë me mbishkrimin “Çdo gjë po digjet për shkak të atij”.

Në protestat e mbajtura në pika të ndryshme të vendit morën pjesë edhe liderë të opozitës.

– Rregullorja e diskutueshme gjyqësore

Reforma e gjyqësorit e cila u njoftua më 5 janar nga ministri izraelit i Drejtësisë, Yariv Levin përfshin ndryshime të tilla si kufizimin e kompetencave të Gjykatës së Lartë dhe kompetencave të pushtetit për emërimet në gjyqësor.

Netanyahu më 27 mars njoftoi shtyrjen e rregullores së gjyqësorit e cila shkaktoi greva dhe protesta masive në rritje në të gjithë vendin. Por, kryeministri Netanyahu, pas miratimit të buxhetit 2023-2024 në Parlament në fund të muajit maj, njoftoi se do ta paraqesin sërish rregulloren gjyqësore në Parlament.

Pas bllokimit të negociatave me opozitën, qeveria shtypi sërish butonin për rregulloren gjyqësor në një kohë të afërt.

Pavarësisht protestave masive dhe diskutimeve intensive në mbarë vendin, qeveria Netanyahu më 24 korrik në një seancë të bojkotuar nga opozita miratoi në parlament projektligjin i cili do të heqë kontrollin e Gjykatës së Lartë mbi qeverinë.

Mijëra izraelitë përfshirë pilotë luftarakë, oficerë nëndetësesh dhe trupa të tjera elitare që kundërshtuan “reformën gjyqësore” të qeverisë, morën vendimin të japin dorëheqje nga detyra e tyre si ushtarakë vullnetarë.

Emra që kanë kryer detyra të nivelit të lartë në politikë, ushtri, ekonomi dhe gjyqësor në Izrael, kanë deklaruar se janë kundër rregullores së gjyqësorit të qeverisë.

Lëvizja protestuese e cila kundërshton rregulloren gjyqësore të qeverisë Netanyahu, prej rreth 7 muajsh vazhdon protestat në mbarë vendin.

Related posts

“Turqia është pjesë përbërëse e Ballkanit”

rezart morina

Abbas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Zgjidhja e çështjes palestineze, kyç për paqen në Lindjen e Mesme

admin

Erdoğan bisedë telefonike me presidenten e KE-së, diskutohen marrëdhëniet Turqi-BE

admin